Fshirja e llogarisë
Llogarinë e fshin vetë, brenda aplikacionit — pa e kontaktuar mbështetjen.
Si e fshin llogarinë
- Kyçu në BlejShite (aplikacion ose web).
- Hap Cilësimet ( /cilesimet ).
- Zbrit te Fshi llogarinë.
- Lexo shpjegimin, shtyp Vazhdo me fshirjen.
- Konfirmo me fjalëkalimin tënd. Fshirja kryhet menjëherë.
Çka fshihet
- Llogaria e kyçjes (email dhe fjalëkalimi) — nuk mund të kyçesh më.
- Emri i shfaqjes, fotoja e profilit, qyteti dhe numri i telefonit largohen nga profili.
- Të preferuarat, artikujt e shikuar së voni, inventari personal dhe njoftimet.
- Kërkimet e ruajtura dhe alarmet çaktivizohen.
- Adresat e dorëzimit dhe profili i biznesit (nëse ka).
- Pajisjet për njoftime push — nuk merr më njoftime nga BlejShite.
Shpalljet dhe promovimet
Shpalljet hiqen menjëherë nga publiku, kërkimi dhe kategoritë. Promovimet aktive ndalen dhe nuk vazhdojnë. Nuk ofrojmë rimbursim automatik për promovime të papërdorura — për çdo pyetje shkruaj në info@blejshite.com. Fotot e shpalljeve pastrohen nga ruajtja me punën e planifikuar të pastrimit, brenda 24 orëve.
Çka mund të ruhet
Disa të dhëna ruhen sepse i takojnë edhe palës tjetër ose nevojiten për sigurinë dhe detyrimet ligjore:
- Bisedat dhe ofertat — historia e blerësit/shitësit tjetër.
- Porositë, faturat dhe historia e pagesave për promovime.
- Raportet, vendimet e moderimit dhe gjurmët e sigurisë (kundër mashtrimit).
- Vlerësimet e lëna dhe të marra.
Në këto të dhëna emri dhe kontakti nuk lidhen më me një profil aktiv.
Nuk ke qasje në llogari?
Shkruaj nga emaili i llogarisë në info@blejshite.com dhe kërkesa trajtohet manualisht. Shih edhe politikën e privatësisë dhe kontaktin.

