Artikuj të ndaluar
Shkelja e këtyre rregullave sjell largimin e shpalljes dhe, në raste të përsëritura, pezullimin e llogarisë.
Të ndaluara plotësisht
- Armë, municion, eksploziv dhe pjesë të tyre
- Drogë, substanca psikoaktive dhe pajisje për përdorim
- Ilaçe me recetë, suplemente pa licencë
- Dokumente identiteti, patentë shoferi, diploma, targa
- Mall i vjedhur ose pajisje të kyçura (iCloud/Google lock)
- Kafshë të gjalla
- Të dhëna personale, lista klientësh, llogari të huaja
- Përmbajtje për të rritur dhe shërbime seksuale
Të lejuara vetëm me kushte
- Vetura dhe motoçikleta: duhet dokumentet dhe kilometrazhi i vërtetë
- Pjesë rezervë: origjina duhet deklaruar
- Biletat e eventeve: vetëm me çmim origjinal ose më të ulët
- Produkte të markave: kopjet duhet shënuar hapur si replika, ndryshe largohen
- Shërbime: vetëm shërbime legale me çmim të qartë
Shpallje që largohen
- Foto të marra nga internet ose nga shpallje tjera
- Çmim i pasaktë për të hyrë në filtra (1 €, 999.999 €)
- Të njëjti artikull i shpallur shumë herë
- Kontakt ose çmim i fshehur brenda fotos
- Titull në kategori të gabuar, ose 'shkëmbim' — BlejShite funksionon vetëm me çmim
Pyetje për një artikull specifik? Shkruaj në qendrën e ndihmës para se të shpallësh.

